Gjykata e Posacme ka shtyrë për në datën 2 prill seancën për dosjen Partizani. Shkak është bërë kërkesa avokates Klodiana Gjyzari që mbron Andia Pustinën dhe Studio Pustina, e cila i ka kërkuar prokurorëve të SPAK që të tërheqin akuzën ndaj kësaj të pandehure dhe Studio Pustina. Në plotësimin e Parashtrimeve avokatja relatoi se me ligjin e ri ka ndryshuar neni 287 i Kodit Penal dhe kjo ka sjellë si pasojë paqartësi në akuzën e SPAK. Kërkesa e avokates adresuar SPAK është që përcaktojë saktësisht se cila është akuza, pasi sipas mbrojtjes, Andia Pustina dhe studio e saj nuk janë subjekte të organeve të posaçme të prokurorisë. Me këtë argumentim, mbrojtja kërkon tërheqjen e akuzës. Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Prokurorisë që të marrë në dispozicion parashtrimet e avokates dhe rezervoi të drejtën që të shprehet në një moment të dytë për këto pretendime.