Tre astronautë kinezë mbërritën në Pekin pas qëndrimit tre mujor në modulin Tianhe të stacionit të ri kinez hapësinor, duke i dhënë fund misionit më të gjatë në histori të vendit, me ekuipazh në hapësirë. E kjo nga Pekini konsiderohet një arritje historike në ambicjen e kinës për tu bërë një fuqi e madhe hapësinore. Anëtarët e familjeve me tufa lulesh në duar i pritën ata në aeroport ndërsa astronautët u zbritën nga avioni i posacëm.