Top News – Partia e tretë, e dënuar me dështim / Musk, mes elefantit republikan e gomarit demokrat
07/07/2025 15:05

Dihet se njeriu më i pasur i botës, Elon Musk, pëlqen të hidhet në sipërmarrje të pamundura, por këtë herë fitimi i zemrave të amerikanëve mund të jetë më i vështirë për të sesa kolonizimi i Marsit. Historia e ka treguar këtë pasi ajo ka dënuar me dështim çdo eksperiment politik që është përpjekur të rrëzojë bipolarizmin amerikan. Një nga shembujt më të freskët është miliarderi Ross Perot, që në 1992 mori pothuajse 19 për qind të votës popullore, duke u renditur i dyti në dy shtete, por nuk mundi të siguronte asnjë zgjedhës të madh. Perot më pas përdori ndikimin e tij për të orientuar elektoratin në favor të Clintonit, duke u bërë vendimtar në humbjen e republikanit xhorxh bush, me 19 milionë e 643 mijë votat e tij. Perot u përpoq sërish katër vite më vonë, duke marrë 8.4 për qind të votave me partinë e tij reformuese, por edhe kjo nuk ishte asgjë. Lideri i Partisë së Gjelbër, Ralph Nader, luajti gjithashtu një rol të rëndësishëm në vitin 2000, kur pati një garë kokë më kokë në votimin përfundimtar midis Bush Jr. dhe Al Gore. Por përsëri pa asnjë rezultat. Një nga përpjekjet më të fundit ka qenë ajo e miliarderit Majkëll Blumberg, i cili tentoi si i pavarur, për tu tërhequr më pas. Nëse duam të gërmojmë më thellë në historinë amerikane, përpjekjet e para konkrete për një parti të tretë i gjejmë në fillim të shekullit të kaluar. Pasi ishte në Shtëpinë e Bardhë nga viti 1901 deri në vitin 1908, Theodore Roosevelt nuk u dorëzua pasi u mund në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane dhe vendosi të hynte në fushë si lideri i një entiteti të ri politik: Partia Progresive. Kështu, në zgjedhjet e vitit 1912, ai e gjeti veten përballë të njëjtit Ëilliam Taft që e kishte zgjedhur personalisht si pasardhësin e tij. Në fund, gjërat nuk shkuan shumë mirë as për Roosevelt dhe as për Taft pasi gara u fitua nga demokrati Ëoodroë Ëilson. Sidoqoftë Roosevelt pati kënaqësinë modeste të të qenit kandidati më i suksesshëm i partisë së tretë në historinë amerikane. Askush nuk do të arrijë më kurrë 27% të votave të fituara prej tij duke ardhur nga jashtë. Ish-presidenti mundi të siguronte tetë zgjedhës të mëdhenj dhe arriti ta vendoste drerin e tij, mes elefantit republikan dhe gomarit demokrat.

Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54