Lista Serbe ka vazhduar përpjekjet për të shantazhuar qeverinë e kryeministrit Albin Kurti në përpjekje për të ushtruar presion mbi Prishtinën në lidhje me vendimin për ndryshimin e targave. Me mbeshtetjen e Beogradit, Partia kryesore e serbëve në Kosovë njoftoi të martën se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e shpallura për katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit duke sfiduar kështu vendimin e Prishtinë zyrtare.