Fitorja e ekstremistëve të djathtë në zgjedhjet austriake zuri faqet e para të mediave europiane, që e interpretuan rezultatin si pasqyrim i shqetësimit të qytetarëve për politikat e emigracionit dhe revoltë ndaj partive tradicionale. Ekstremistët e djathtë morën gati 30 për qind të votave, duke lënë pas konservatorët tradicionalë dhe të majtët socialdemokratë.