Këtë të mërkurë u mbajt tryeza e tretë e Komitetit të Stabilizim Asociimit. Përfaqësuesit e maxhorancës theksuan se vendi ka bërë përparime të dukeshme dhe është gati për integrimin në BE, ndërsa e kundërt au theksua nga përfaqësuesit e opozitës. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe deputetja Jorida Tabaku, në Komitetin e Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, përsëritën qëndrimin se Partia Demokratike mbetet e palëkundur në mbështetjen e procesit të integrimit si aspiratë e shqiptarëve. Bardhi theksoi se PD ka vlera konkrete në këtë drejtim dhe jo propagandë boshe.