Top News – Parlamenti në Turqi/ Ligj për kontrollin e medias sociale
29/07/2020 15:22

Parlamenti i Turqisë miratoi të mërkurën legjislacionin për rregullim të rrjeteve sociale siç janë Tëitter dhe Facebook, duke detyruar këto të fundit të veprojnë në përputhje me kushtet e ashpra, apo në të kundërtën do të gjobiten apo do t’iu kufizohet aktiviteti. Sipas legjislacionit, kompanitë e mëdha të rrjeteve sociale, Facebook dhe Twitter duhet të kenë zyrat e tyre përfaqësuese në Turqi për të trajtuar ankesat kundër përmbajtjes në këto platforma. Dështimi i të emëruarit të një përfaqësuesi, që duhet të jetë shtetas turk, do të rezultojë me gjoba, ndalim të reklamimit dhe zvogëlim të aktivitetit, që më pas do të vështirësonte përdorimin e tyre. Legjislacioni i ri po ashtu u kërkon ofruesve të këtyre shërbimeve që të ruajnë të dhënat në Turqi, duke e bërë më të lehtë qasjen në to nga prokurorët dhe autoritetet tjera. Grupet për të drejtat e njeriut dhe ata për liri të shprehjes kanë paralajmëruar se ky dokument do t’iu lejojë autoriteteve që të rrisin censurën online, andaj u kanë bërë thirrje gjigantëve teknologjikë, sikurse Google, që ta refuzojnë atë. Qeveria e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se kjo rregullore është e nevojshme për luftim të krimit kibernetik dhe mbrojtjes së përdoruesve. Erdogan ka kërkuar ligjin duke u zotuar “se do të kontrollojë rrjetet sociale” dhe do ta zhdukë imoralitetin. Ligjvënësit opozitarë kanë thënë se ky ligj do të zvogëlojë lirinë e shprehjes, në një shtet ku mediat veçse janë të kontrolluara nga qeveria dhe shumë gazetarë janë nëpër burgje.

Top Channel/ Shpërthim i fuqishëm në një uzinë çeliku në SHBA, 1 i vd*kur e disa të plagosur
11/08 23:05
Top News-Trump u çon gardën…të pastrehëve. Urdhëron daljen e trupave në Uashington:Pastrojmë qytetin
11/08 23:00
Top Channel/ Trump firmos urdhrin, Garda nis luftën ndaj krimit
11/08 22:59
Top Channel/ Premtimi i Trump: Do tentoj t’i kthej Ukrainës disa territore
11/08 22:52
Top Channel/ Tragjedi në Itali! Humb jetën nga i nxehti 4-vjeçari, prindërit e gjejnë brenda makinës
11/08 22:32
Top Channel/ E rëndë në Angli! Përleshje mes adoleshentësh, një viktimë! Arrestohen bashkëmoshatarët
11/08 22:31
Top News – OKB dënon Izraelin. Sulmi i qëllimshëm me gjashtë gazetarë si viktima
11/08 22:20
Top News – Takimi me Putin në Alaska. Trump-Do përpiqem t’i rikthej disa toka Ukrainës
11/08 21:45
Top Channel/ “Kokteji molotov” po përhap zjarret! Shkencëtarët ngrenë alarmin për Mesdheun
11/08 19:35
Top News- Kim Jong Un kërcënon Trump/ Pas stërvitjes ushtarake amerikane me Korenë e Jugut
11/08 14:51
Top Channel/ Polonia paralajmëron Rusinë: Mos prekni kufijtë! Zelensky: Jo lëshime kriminelit!
11/08 14:09
Top News- Fëmijët që luajnë në Roblox, të pambrojtur. Studimi britanik- Materiale të papërshtatshme
11/08 13:34
Top Channel/ Zbardhen kushtet e Putinit, këshilltari: Jemi ne që i ofrojmë zgjidhje Trumpit!
11/08 12:37
Top News – Gazetarët e vetëm në Gaza. Izraeli eliminon grupin e Al Jazeera, ‘ishin terroristë’
11/08 11:53
Top News – Detet e Britanisë më të ngrohta. Specie të reja në ujëra, shkenctarët shpjegojnë arsyet
11/08 11:49
Top News – Të pastrehët të ikin nga Uashingtoni. Trump i dëbon nga kryeqyteti: Do të luftoj krimin
11/08 11:48
Top News – Tërmeti rrafshon ndërtesat. Lëkundet Turqia, mijëra persona lënë shtëpitë
11/08 11:48
Top News-Australia njeh Palestinën në shtator/‘Zgjidhja me dy shtete është shpresa e vetme për paqe’
11/08 11:34
Top News – Zelenski kërkon vend në tryezë. Jo bisedime pa Ukrainën, mbështetje nga BE e NATO
11/08 11:32
Top News- Dënon pushtimin e Gazës, por… / Gjermania nuk ka hequr dorë nga mbështetja për Izraelin
11/08 11:31