Parlamenti grek mbajti një minutë heshtje në nder të kryepeshkopit Anastas pak para fillimit të votimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri te vendit, ndërsa Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e jetës të tij. Mitsotakis deklaroi se vepra dhe prania e kryepeshkopit Anastas do t’i mungojë mbarë njerëzimit pasi përmasat e veprës së tij ishin mbarëbotërore. Ngushëllime shprehën e liderët e gjithë partive greke.