Qeveria shqiptare ka nënshktuar një marrëveshje Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar JICA, për zbatimin e projektit “Ngritja e kapaciteteve për Përmirësimin e Menaxhimit të Ekosistemeve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”. Projekti i financuar nga qeveria japoneze, synon që Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta të kthehet në një park model per vendin. Projekti ka një vlerë prej 1.62 mil euro dhe do të zgjasë 3 vjet. Gjatë ceremonisë ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Japonisë në Tiranë, z. Ito Makoto dhe përfaqësuesi JICA-s për Ballkanin z. Takeiçi Jiro, ministri i turizmit Blendi Klosi tha se përmes projektit synohet të ruhet laguna nga efektet natyrore dhe të ndërhyhet në kanalin që lidh lagunën me detin.