Bashkimi Europian zotohet për një paketë të dytë prej 28 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor në dhjetë vitet e ardhshme. Ndihma është konceptuar si shtesë e 30 miliardë eurove që Brukseli po lëvron për përballimin e pasojave të pandemisë në ekonomitë e vendeve kandidate e partnere.