Kryetari i autorizuar i Partisë Demokratike zyrtare, Enkelejd Alibeaj, nëpërmjet një reagimi publik, ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas tij nëpërmjet mediave që ai i konsideron të paguara prej tij, po e sulmon. Alibeaj thekson se shkak për këto sulme është bërë pikëpyetja e ngritur prej tij, mbi financimet e fushatës së Berishës për këto zgjedhje lokale, por edhe veprimtarisë së tij politike në tërësi.