Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi se paratë e vjedhura në banesën e ish shefes së kabinetit të rindërtimit, Alda Klosi i përkasin ish ministrit, Arben Ahmetaj. Gjatë komunikimit me qytetarët, Berisha drejtoi gishtin e akuzës nga SPAK. Sipas tij, prokuroria e posaçme, i ka dalë në mbojtjes Ahmetajt duke mos e përfshirë në dosjen e inceneratorëve, pavarësisht kallëzimit për pagesa të përfituara nga Klodian Zoto.