Një gjeneral i lartë i Kremlinit, thotë se SHBA planifikon të përdorë dronët për të lëshuar mushkonja të infektuara me malarje mbi ushtarët rusë. Gjeneral-Lejtnant Igor Kirillov, shef i trupave të mbrojtjes nga rrezatimi dhe armët kimike e biologjike në ushtrinë e Putinit, thotë se qëllimi është që të infektohen ushtarët në mënyrë që ata të sëmuren e madje edhe të vdesin.