Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga ndërhyrja e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Pukë. Një shtetas ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kanosur fqinjin e tij me armë zjarri kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Micoj, Fushë Arrëz, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë pasi kanë marrë njoftim për një sherr për motive pronësie mes 2 shtetasve, kanë shkuar në vendngjarje për të zgjidhur knfliktin.