Trafik i renduar ne rruget e Shengjinit. Trafiku fillon nga vendi i quajtur Lapidari deri ne dale të Shëngjinit. Gjithashtu trafik ka dhe nga rruga në dalje të plazhit të Kunes. Punonjës të policise rrugore janë të vendosur për mbarë vajtjen e qarkullimit ndërkohe po perdoren rrugë dytsore per autoveturat, ndërsa për fugonet me pasagjer po përdoret aksi rrugor Lezhe-Shëngjin. Hyrjet dhe daljet nga Shëngjini dhe Lezha mbeten më problematike sidomos gjatë oreve të pasdites ku pushuesit lën plazhin e Shëngjinit.