I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se ka marrë premtime nga Serbia se nuk do të kundërshtojë zgjedhjet e reja në veri të Kosovës, ndërsa paralajmëroi se ajo do të përballet me pasoja nëse nuk vepron në pajtim me zotimet e saj. Qeveria e Kosovës, tha ai, duhet të veprojë në harmoni me kërkesat e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe aleatëve të tjerë të saj për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.