"Tensionet në ngushticën e Tajvanit nuk mund të na lënë indiferentë”, tha ministrja e Jashtme gjermane në qytetin kinez të Tianjin. 70 për qind e furnizimeve me gjysmëpërçues kalojnë përmes kësaj rruge ujore. "Kjo do të thotë se lëvizja e lirë në ngushticën e Tajvanit është gjithashtu në interesat tona ekonomike," tha Baerbock. Prandaj, tensionet në rajon nuk mund të "lënë indiferente Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian" – shtoi ajo. Një përshkallëzim ushtarak mes Kinës dhe Tajvanit do të ishte një "skenar i rastit më të keq" në mbarë botën, por veçanërisht për një komb industrial dhe eksportues si Gjermania, paralajmëroi ajo.