Lideri i Korese se Veriuit Kim Jong Un është shprehur se bashkimi me Korenë e Jugut nuk do jete i mundur dhe se sipas tij, duhet të ndryshojë Kushtetua për ta shpallur atë armik. Media shtetërore KCNA duke cituar Kim Jong Un raporton se tre organizata që merren me ccështjen e bashkimit të Koresë se Veriut me atë të Jugut, duhet të mbyllen. Deklarata të ashpra nuk pati vetëm nga Jong Un, por edhe nga presidenti i Koresë se Jugut Yoon Suk Yeol, i cili paralajmeroi se nesë do ketë provokime nga Korea e Veriut, Korea e Jugut do përgjigjet disa herë më ashpër.