Kushtet e këqija hidrometeorologjike në Vlorë kanë shkaktuar sërish vonesë në lundrimin e trageteve në det. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë është nisur nga porti i Brindisit në orën 06:30 të mëngjesit dhe u parashikua të mbërrije në portin e Vlorës rreth orës 12:00, një vonesë prej gati 6 orësh. Siç ishte parlajmëruar, kushtet hidrometeorologjike vijojnë te jenë të përkeqësuara dhe mendohet se kjo situatë do të vazhdojë deri ditën e premte. Shpejtësia e erës llogaritet 17-25m/s në drejtim jug-juglindje dhe në det të hapur dallgët arrijnë 6-7 ballë.