Ish futbollisti brazilian Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto De Assis fitojnë më në fund lirinë pas 5 muajsh të qëndruar të izoluar në Paraguaj ku u arrestuan pasi hynë në vend me pasaportë false. ishte gjykatësi Gustavo Amarilla ai që dha vendimin për lirimin e tyre duke theksuar se Ronaldinho ish kampion bote me Brazilin është i lirë të udhëtojë në cdo vend të botës, por ai duhet të informojë autoritetet paraguajane nëse ndryshon rezidencën e përhershme për një periudhë 1 vjetore. Nuk ka kufizime përvecse duhet të paguajë edhe një dëmshpërblim'.