Shtatë planetë do të shihen të rreshtuar në qiellin e natës, në ditën e fundit të shkurtit, në atë që njihet si një paradë planetare. Këto parada planetare ndodhin kur disa planetë duken të rreshtuar në qiellin e natës në të njëjtën kohë. Këtë javë, të shtatë planetët janë teknikisht të dukshëm në qiell në të njëjtën kohë, megjithëse nuk janë të gjithë njësoj të lehtë për t'u dalluar.