“Parada ushtarake e Rusisë, me qëllim shfaqjen e forcës këtë 9 maj nuk do ta frikësojë Evropën”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në një fjalim në Parlamentin Evropian. "Mesazhi i këtij 9 maji nuk është ai që dëgjohet sot nga Moska. Mesazhi ynë për Ditën e Europës është: e kaluara nuk do të triumfojë mbi të ardhmen. Dhe e ardhmja, e ardhmja jonë, është Bashkimi Evropian!", deklaroi Scholz.