Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për të drejtat e njeriut për vitin 2024, ku Shqipëria paraqitet me një situatë të pandryshuar në krahasim me vitin e kaluar. Raporti thekson se qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa të besueshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut. Megjithatë, raporti ngre shqetësime lidhur me zbatimin e ligjit për arrestimin dhe paraburgimin. Në shumë raste periudha e paraburgimit zgjatet tej afateve të rekomanduara, shpesh pa ngritur akuza konkrete.