Menjëherë pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, Safet Gjici është transportuar në ambientet e paraburgimit në qytetin e Durrësit. Në këtë mënyrë ai bashkohet me 3 ish-zyrtarë të tjerë socialistë, Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe Vangjush Dakon. Ata në fakt janë në qeli të ndara, ndonëse ndodhen jo larg njëri-tjetrit, disa prej të cilëve madje dhe në të njëjtin sektor.