Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth Truss ka mbledhur të hënën ministrat e Jashtëm të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim janë ftuar të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, si dhe Sir Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Diskutimet vijnë pasi përfaqësuesi kryesor ndërkombëtar në Bosnje, diplomati gjerman Christian Schmidt, paralajmëroi se vendi përballet me kërcënimin më të rrezikshëm ekzistencial në periudhën e pasluftës dhe ka një perspektivë reale për ndarje dhe konflikt të mëtejshëm.