Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka u takua pak minuta më parë me të deleguarin e grupit të Alibeajt, si negociator për bashkimin e demokratëve dhe gjetjen e një emri të përbashkët për kandidat në zgjedhjet lokale. Palët duket se kanë rënë dakord, por gjithsesi, nuk hiqet dorë nga primaret, që sipas kryedemokratike Sali Berisha janë një proces i rëndësishëm.