Papa Françesku ka dënuar sërish bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, duke e cilësuar se ajo që po ndodh nuk është luftë por ‘mizori’. Papa e hapi fjalimin e tij për Krishtlindje para kardinalëve të krishterë, duke iu referuar sulmeve ajrore të Izraelit të premten në Gazë, ku mbetën të vdekur të paktën 25 palestinezë.