Momente paniku kanë përjetuar banorët e një pallati 8 katësh në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, i cili u përfshi nga flakët mbrëmjen e së shtunës. Sipas të dhënave paraprake nga policia, zjarri filloi në pjesën e garazhit, teksa tymi dhe flakët u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar jetën e banorëve.