Një avion pasagjerësh është dëmtuar rëndë gjatë një stuhie të fortë që goditi të hënën pjesët veriore të Italisë. Agjencia italiane e lajmeve ANSA, bën të ditur se breshëri me kokrra jashtëzakonisht të mëdha dëmtoi avionin që po fluturonte nga Milano në Nju Jork. Avioni u ngrit pak minuta para stuhisë nga milano por u detyrua të ulej në aeroportin e romës pasi topat e akullit dëmtuan trupin dhe krahët e tij. Për fat të mirë nuk kishte të lënduar. Kompania ajrore Delta tha se avioni u devijua në aeroportin e Romës, pasi u përball me “kushte të pafavorshme moti” pas ngritjes.