Top News – Panik në avionin me 190 pasagjerë / Greqi, ngrihen bombarduesit, alarm për bombë në bord
23/01/2023 15:27

Avionët luftarakë grekë u ngritën të dielën për të shoqëruar një avion të kompanisë Ryanair nga Polonia në Greqi me 190 persona në bord pasi një alarm për bombë u raportua nga autoritetet. Dy avionë luftarakë F-16 e shoqëruan avionin që u nis nga Katovica në Poloni, me destinacion Athinën, kur ai hyri në hapësirë ajrore greke nga Maqedonia e veriut. Boeingu 737 më herët ishte shoqëruar nga avionët ushtarakë hungarezë – thanë zyrtarët. Avioni më në fund u ul në një zonë të izoluar në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, pak para orës 16.00 me orën lokale, një vonesë prej rreth dy orësh e gjysmë. “Pasagjerët u evakuuan dhe iu nënshtruan kontrolleve”, tha policia greke e cila edhe saktësoi se kishte 190 persona në bord, përfshirë ekuipazhin. Avioni u kontrollua pas pasagjerëve. Ndërsa avioni po i afrohej Athinës ai u devijua, duke kaluar mbi det, si masë parandaluese. Zyrtarët polakë thanë se kishin marrë një njoftim përmes telefonit ndërsa avioni ishte duke fluturuar mbi sllovaki. Pasi avioni u nis në fluturim, pati një telefonatë në qendrën e informacionit të aeroportit në lidhje me praninë e mundshme në bord të një mjeti shpërthyes – thanë ata. Kjo bëri që menjëherë të kontaktoheshin qendrat e kontrollit të trafikut ajror, që më pas edhe drejtuan pilotët.

Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
DIGITALB DIGITALB