Top News – Pandemia në Gjermani/ Mungesë dramatike infermierësh
28/10/2020 11:57

Kapacitetet e shtretërve dhe të aparateve të frymëmarrjes për pacientët SARS-CoV-2 janë shtuar në spitalet gjermane. Por vendi përballet me mungesa dramatike të infermierëve dhe personelit ndihmës, deklaroi Presidenti i Shoqatës Ndërdisiplinare Gjermane të Mjekëve të Reanimacionit dhe të Urgjencës, Uëe Janssens. Sipas tij vetëm aparatet dhe shtretërit nuk mjaftojnë, kur në të gjithë Gjermaninë mungojnë rreth 3500 deri në 4000 punonjës të specializuar në fushën e reanimacionit.Kryetarja e sindikatës së mjekëve, Marburger Bund, Susanne Johna e cituar nga DË, mendon se së shpejti mungesa e personelit në spitale do të duket qartazi, sepse "gjashtë deri në nëntë përqind e të infektuarve sot pritet të kenë nevojë për t'u trajtuar në spital brenda dy javësh." Ajo shpjegoi se për çdo pacient të sëmurë rëndë me COVID-10 nevojitet një infermiere në repartin e reanimacionit. Kurse Presidenti i Shoqatës së Spitaleve Gjermane, Gerald Gaß, tha se vërtet mungesa e personelit infermieror është "sfida qendrore nëse numri i pacientëve rritet", por ajo mund të përballet me riorganizimin e personelit brenda spitaleve. Sipas tij vetëm një ndër pesë pacientë që shtrohen në spital me koronavirus ka nevojë për trajtim mjekësor intensiv në repartin e reanimacionit.Gjithnjë e më shumë zona në Gjermani konsiderohen tanimë si zona rreziku dhe sipas raporteve në shtypine huaj, kancelarja Angela Merkel po merr në konsideratë vendosjen e një karantine më të butë, e cila paarashikon mbylljen e bareve, restoranteve dhe eventeve publike.

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05