Top News – Pandemia në Evropë, rritje rekord infektimesh!
04/11/2020 14:10

Rastet e koronavirusit arritën rekorde të reja këtë javë në Rusi dhe Gjermani, ndërkohë që Britania e Madhe planifikon që të zgjerojë testimet, ndërsa vendet evropiane përballen me infektime që po rriten shpejt dhe me shtim të shtrimeve në spital. Vendet kanë marrë masa kufizuese për të ngadalësuar përhapjen që ka shkaktuar më shumë se 1.2 milionë viktima në glob, 270 mijë prej të cilave në Evropë. Masa të reja hynë në fuqi të martën në Austri, Greqi dhe Suedi, pas një mbylljeje të pjesshme të vendosur në Gjermani të hënën dhe rregullave më të ashpra në Itali, Francë, Kosovë dhe Kroaci. Anglia përballet me një izolim thuajse total që nga e enjtja edhe pse shkollat dhe universitetet do të mbeten të hapura. Infektimet arritën kulmin në Rusi, ku autoritetet raportuan 18648 raste të reja të martën. Kjo ishte dita e pestë radhazi me më shumë se 18 mijë raste të konfirmuara. Rusia ka shifrën e katërt më të lartë të të infektuarve në botë dhe 28 mijë viktima. Vendi hoqi shumë prej kufizimeve në verë dhe zyrtarët rusë thonë se sistemi i kujdesit shëndetësor mund ta përballojë situatën. Sidoqoftë, raporte alarmuese ka patur nga spitalet për mungesa ilaçesh dhe punonjës të stërmunduar. Ndërkohë, Suedia, ku qeveria evitoi izolimet e vendeve të tjera duke e mbajtur shoqërinë të hapur, ka vendosur kufizime të reja në shkallë kombëtare mbi restorantet dhe kafenetë duke i urdhëruar ata që t’i shërbejnë vetëm klientëve të ulur, maksimumi tetë në tavolinë. Vendi skandinav njoftoi kufizime lokale në tre rajone që përfshijnë qytetet më të mëdha të Suedisë. “Po ecim në drejtimin e gabuar. Situata është shumë serioze”, tha kryeministri Stefan Lofven. “Tani çdo qytetar duhet të marrë përsipër përgjegjësinë pasi kjo është shumë e rrezikshme”. Vendi me 10 milionë banorë ka raportuar 134532 raste dhe rreth 6 mijë viktima. Holanda ka vendosur izolime të pjesshme dhe thotë se rezultatet janë të dukshme. Rastet e reja sipas zyrtarëve kanë rënë me 5 përqind.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39