Top News – Pandemia ne Ballkan/ Rëndohen bilancet e covid-it
27/06/2020 17:29

Koronavirusi duket se është rikthyer në ballkan cka edhe ka bërë që BE të mendojë ti mbajë ende mbyllur kufijtë e tij për rajonin. Në kosovë, tre persona humbën të shtunën betejën me koronavirusin. Sipas të dhënave mw të fundit, numri i viktimave të koronavirusit, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 47. Ndërkohë, një ditë më parë u konfirmuan 62 raste të reja të koronavirusit me totalin që ka shkuar tashmë në 2494. Bilanc i rëndë vazhdon të raportohet në maqedoninë e veriut. Për 24 orët e shkuara janë 9 viktimat e covidit dhe 150 rastet e reja të konfirmuara. Pjesa më e madhe e rasteve vazhdojnë të vijnë nga kryeqyteti, shkup, ndjekur nga qytete të tjera si kumanova, tetova, ohri, gostivari etj. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në maqedoninë e veriut 277 kanë humbur jetën dhe 5906 janw infektuar. Edhe bosnje hercegovina ka njohur një rritje të infektimeve këto ditë e madje shënoi 24 orët e shkuara një tjetër rekord të përditshëm, me 172 raste të reja të koronavirusit. Ndërsa dy persona kanë humbur jetën një ditë më parë. Sipas statistikave zyrtare tani, bilanci i koronavirusit nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 4107 të prekur ndërsa ai i viktimave 180. Edhe pse situata epidemiologjike konsiderohet më e mirë, edhe në mal të zi dhe serbi ka patur rritje rastesh. Mali i zi ndaloi tubimet publike të enjten si masë kundër përhapjes së koronavirusit ndërkohë që protestat e kishës ortodokse vazhdojnë në vend. Edhe pse qeveria e shpalli malin e zi pa kovid më 25 maj, javën e shkuar numri i infektimeve të reja u rrit në 100, në total. Sipas kryeministrit Dusko markovic, infektimet e reja, me gjasë vinin nga serbia dhe bosnje hercegovina. Ndërsa në serbi, vend që kritikohet edhe për mos raportim të saktë të shifrave, dy pacientë të tjerë humbën jetën 24 orët e shkuara ndërsa 227 infektime të reja u konfirmuan. Sipas të dhënave zyrtare, bilanci total i viktimave të koronavirusit është 267 ndërsa ai i të prekurve 13 792.

Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56