Pandemia e COVID-19 ka ndikuar në rënien e qarkullimit vjetor në Kosovë dhe mbledhjen e tatimeve. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Ekrem Hysenaj tha se “nga marsi deri në tetor ka pasur rënie të qarkullimit 1.2 miliardë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”.