Kina ka pretenduar së fundmi se pandemia e Covidit mund të ketë filluar në SHBA dhe në një përpjekje të dëshpëruar, amerika tentoi t’ia hidhte fajin një laboratori në Vuhan. Akuza e jashtëzakonshme u bë në një dokument të ri të publikuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit Shtetëror të Pekinit. E gjithë kjo vjen pak ditë pasi SHBA fajësoi edhe një herë Institutin e Virologjisë në Ëuhan për lëshimin e virusit që shkaktoi kaos e viktima në botë.