Pas marrëveshjes së nënshkruar në korrik të këtij viti me Shtetet e Bashkuara, Panamaja ka filluar deportimin e emigrantëve që hyjnë nga Kolumbia. Zëri i Amerikës, raporton se mbi gjysmë milionë emigrantë kaluan përmes Luginës Darien në vitin 2023 me shpresën se do të arrijnë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mbi gjysmë milioni emigrantë kaluan kufirin Kolumbi-Panama, nëpërmjet një brezi xhungle prej 100 kilometrash në Luginën Darien.