Gjykata e Elbasanit ka zhvilluar një tjetër seancë maratonë prej më shumë se 4 orë në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 Prill të vitit 2021 në Elbasan. Në seancën e kësaj të mërkure përfundoi shqyrtimi i 4 videove filmike që prokuroria kishte siguruar mbi ngjarjen. Sakaq në seancën e radhës e parashikuar për t’u mbajtur me 22 janar do të nisë marrja e dëshmive, ku në total thuhet se do të dëshmojnë plot 59 dëshmitarë.