Në fshatin Skënderbegas të Gramshit, pas pasojave të rënda të zjarrit, autoritetet kanë groposur rreth 50 krerë bagëti që ngordhën nga flakët dhe asfiksia. Gropat janë hapur në periferi të zonës për të shmangur rrezikun e përhapjes së sëmundjeve, ndërsa banorët po përballen me humbje të konsiderueshme ekonomike