Zjarrfikësit po përpiqen që të vënë nën kontroll flakët te pallatet e prekur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Flakët janë përhapur pothuajse në të gjithë pjesët anësore të godinës, ndërsa materiali i përdorur për termoizolimin e godinës favorizon përhapjen e tyre. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale.