Zëvendësndihmës sekretari i shtetit i SHBA-ve për Evropën, Matheë Palmer, në kuadër të Konferencës së parë ndërkombëtare për dialog në Forumin e Prespës në Ohër, u shpreh i dëshpëruar që nuk kanë nisur bisedimet për anëtarësim për Shkupin dhe Tiranën edhe pse u propozuan zgjidhje nga presidenca e Portugalisë dhe nga partnerët e fuqishëm evropianë. Palmer shtoi se kjo ndikon edhe në investimet e SHBA-ve dhe BE-së në rajon dhe kontribuon në rritjen e skepticizmit në rajon.