Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur rëndë në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv, pasi një palestinez kreu një sulm terrorist, duke duke përplasur disa njerëz me makinë nëpër rrugë. Media izraelite bën me dije se 44-vjeçari palestinez, me origjinë nga Hebroni në Bregun Perëndimor, qëlloi tre persona me thikë dhe më pas rrëmbeu një makinë, me të cilën eci drejt turmave të njerëzve, duke I përplasur ata.