Ushtria izraelit ka urdhëruar banorët e Khan Junis që të zhvendosen me urgjencë, teksa ka nisur përgatitjet për të nisur një sulm, siç thotë, të paprecedentë. Civilët u urdhëruan të lëviznin drejt Al Mauasi, në perëndim të Rripit të Gazës dhe për nga numri i personave që prek, zhvendosja konsiderohet si ndër më të mëdhat e muajve të fundit. Palestinezët që jetojnë në këto territore u informuan në arabisht përmes zëdhënësit të ushtrisë izraelit, që u komunikoi se Khan Junis tashmë konsiderohet një zonë e rrezikshme luftimi. ‘Organizatat terroriste ju kanë sjellë fatkeqësi! Për sigurinë tuaj, zhvendosuni menjëherë”, tha zëdhënësi.