Komisioni Europian jo vetëm që nuk është më kundër idesë së transferimit të emigrantëve nëpër qendra të ngritura në vende jashtë Bashkimit Europian, sipas modelit të Italisë me Shqipërinë, por ka ndryshuar qëndrim 180 gradë duke udhëzuar vendet anëtare që të eksplorojnë këto mundësi.