Britania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje 100-vjeçare të enjten, ku Britania zotohet t'i sigurojë Ukrainës 3.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake këtë vit. Marrëveshja u njoftua gjatë një konference të përbashkët për shtyp në pallatin presidencial në Kiev, të kryeministrit britanik Keir Starmer dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Starmer e quajti marrëveshjen historike dhe tha se partneriteti i ri "pasqyron lidhjet e forta mes dy vendeve tona". Partneriteti do të përfshijë bashkëpunimin në fushat e kulturës, arsimit, shkencës dhe teknologjisë.