Avionët luftarakë të Pakistanit kanë kryer sulme ajrore mëngjesin e të enjtes ndaj shënjestrave të supozuara militante në Iranin fqinj. Sipas zyrtarëve lokalë iranianë, në këto sulme janë vrarë katër fëmijë dhe tri gra. Sulmet në provincën Sistan-Baluçestan vijnë pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit sulmoi provincën jugperëndimore pakistaneze të Baloçistanit më 16 janar, duke vrarë dy fëmijë.