Socialistët kanë depozituar në Kuvend projektlinin e njohur si paketa e maleve, me anë të të cilit kërkojnë që të nxisin zhvillimin e zonave malore përmes turizmit dhe agroturizmit. Propozimi është depozituar në Kuvend më 10 janar dhe PS synon miratimin e tij para mbylljes së punimeve të Kuvendit, që shpërndahet për zgjedhjet e 11 majit. Por, Partia Demokratike akuzon se nisma është tërësisht elektorale dhe se ajo është futur në kalendarin e punimeve pa respektuar rregulloren.