Kryeministri Edi Rama, u takua këtë të hënë me pensionistët, për të shpjeguar lehtësimet që pritet të sjellë paketa e rezistencës sociale, për këtë kategori qytetarësh. Në një kohë që përfaqësuesit e transportit publik kërkuan rritje të çmimit të biletës, Rama deklaroi se qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.