Jo të gjithë në Departamentin e Shtetit kanë mbështetur qëndrimin zyrtar të Uashingtonit për dërgimin e luftanijeve në Lindjen e Mesme si shenjë përkrahje për Izraelin në ofensivën e ndërmarrë në Gaza. Pakënaqësitë mbi politikën e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Izraelin në luftën kundër militantëve të Hamasit u bënë publike këtë javë pasi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit dha dorëheqjen në shenjë proteste.