Kur ka mbetur rreth 1 vit nga zgjedhjet e plota lokale, dhe në kushtet kur fokusi i partive politike është tek debatet e brendshme apo Presidenti I ri I Republikës, ka reaguar Komisioni Qendror I Zgjedhjeve. Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu I KQZ, Ilirjan Celibashi, pasi prezantoi konstatimet për zgjedhjet e 6 marsit, kërkoi nga partite ngritjen e Komisionit për reformën zgjedhore. “Sa më shumë ditë kalojnë aq më problematike bëhet situata nga pikëpamja politike. Kjo reflekton në cilësinë e produktit që do të ketë kjo reformë. Partitë janë ato që janë. Kanë atë kulturë të debatit politik. Nuk marr përsipër të bëj gjykatësin e tyre. Procesi është mirë të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse kalon kjo situatë pa bërë asgjë do kalojnë në momentin kur ndryshimet e momentit të fundit do jenë objekt i konfliktit politik”.