Paguaj klubin e futbollit rus, CSKA të Moskës 26 milionë euro për sulmuesin Nikola Vlasiç brenda 45 ditëve, ose përballu me bllokim të merkatos për 18 muaj. Ky është ultimatumi që FIFA i ka dhënë skuadrës britanike, West Ham, pavarësisht se pagesat bien ndesh me sanksionet që Perëndimi i ka vendosur Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.